Trajneri i Tottenhamit: Jemi në garë për titull

16 janar 2024 | 12:45

Barazimi ndaj Manchester Unitedit në fundjavë në “Old Traford”, i ka dhënë shpresë Tottenham Hotspur për të vazhduar luftën për titullin e kampionit në Angli.

“Spurs” janë në vendin e pestë me 40 pikë, pesë më pak se Liverpooli që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mbanë vendin e parë në tabelë.

Megjithatë, përkundër diferencës së pikëve, trajneri i “Spurs”, Ange Postecoglou ka thënë se ai vazhdon të ndjekë titullin e kampionit në Angli.

“Me llogaritje ne jemi në garën për titull, apo jo. Nëse unë thosha jo, do të ktheheshit dhe do të thoshit ‘Hajde, Ange’. Po ne jemi dhe deri në pikën ku ju nuk jeni, pse e refuzonit mundësinë? Kemi kaluar një periudhë vërtet të vështirë dhe po rrimë atje. Ne kemi kthyer rrugën tonë me kthetra. Paraqitjet tona në pjesën më të madhe kanë qenë mjaft të qëndrueshme. Por ne duhet ta përfundojmë sezonin më të fortë se pjesa e parë”, ka deklaruar Postecoglou.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë…