Trajneri që kurrë nuk u pajtua me humbje

31 maj 2020 | 18:35

“Unë kurrë nuk e kam pranuar humbjen. Në një sezon që i kisha dy humbje, menjëherë kam dhënë dorëheqje”, ka thënë trajneri që bëri histori në futbollin e Kosovës me ekipin “Arbëria” të Dobrajës së Madhe të komunës së Lipjanit.

Suksesit të “Arbërisë” iu gëzuan të gjithë. Një ekip i një fshati të bëjë gara në elitën e futbollit të shtetit, ishte një mrekulli. Pra, ky ekip i këtij fshati i dërgoi mesazh të gjitha ekipeve të futbollit në Kosovë se në komunën e Lipjanit se është një ekip që ka dëshmuar me punë deri te ky sukses. Ju gëzuan te gjithë këtij suksesi të “Arbërisë”. Për këtë sukses, s’do mend se meritat i takojnë të gjithë lojtarëve, donatorëve, adhuruesve, fshatarëve, por mbi të gjitha edhe drejtuesve të tij, me në krye kryetrajnerin Nuhi Bahtiri. Gjatë kësaj interviste, trajneri që ishte një futbollist i dalluar kudo që ka luajtur, tregonte modestinë gjatë bisedës.

I nderuar Bahtiri,për fillim a na flisni pak për gjenezën e ekipit tuaj?
Nuhi Bahtiri: Një sezon kam luajtur në KF “Arbëria” në vitin 1977-78. Pra, isha futbollist që nga dita e parë kur u themelua klubi. Pra, bazuar nga këto të dhëna del se jam veteran i ekipit që tash është në elitën e futbollit të vendit.

A mund të na thonë një letërnjoftim tuajin gjatë rrugëtimit si futbollist,por edhe si trajner?
Nuhi Bahtiri: Në ekip kam luajtur një sezon. Më pas isha në prova në ekipin e Trepçës për tre muaj. Pas kësaj kohe u ktheva në ekipin e Lipjanit ku kam luajtur dy vite. Mandej kalova në ekipin e Minatorit Ish-Rudari i Magurës. Rrugëtimi im nuk u ndal me kaq. Pesë vite kam luajtur në ekipin e Ligës së Parë të Sllovenisë, Brezhica. Me tu kthyer udhëhoqa Arbërinë për tri vite. Nga Liga e Dytë, për një vit kaluam në Ligën e Parë. Në sezonin vjeshtor tetë pikë ishte dallimi me ekipin e Ferizajt. Ishte viti 2006-2007 pra nga Liga e Dytë hymë në të Parën. Ky ishte më shumë se një sukses. Kjo u arrit falë të gjithëve. Aty u ballafaquam me ekipe me emër si Ferizaj, Feronikeli, Liria dhe Getoari.

Keni edhe suksese të tjera gjatë këtij rrugëtimi,a mund të na i përmendi disa nga to?
Nuhi Bahtiri: Në vitin 2016, ekipi Arbërisë në garat që u mbajtën në Gjilan, ekipi ynë ishte më i miri. Poashtu edhe mua mu dha titulli i trajnerit më të mirë. Në këtë betejë e kemi mposhtur ekipin e kombëtares së Maqedonisë.

Po cili ishte suksesi kulminat i juaji?
Nuhi Bahtiri: Ky sukses që arritëm të jemi pjesë e Superligës nuk ishte i rastësishëm, apo një dhuratë e një gjendje në të cilën u ndodhëm. Unë në rrethana normale e kam ditur se Arbëria do të gjendet në elitën e futbollit të vendit. Ishim në vendin e dytë me 36 pikë, Besa që mbante kreun e tabelës kishte katër pikë më shumë se ekipi ynë. Këtë sukses e solli bërthama e ekipit. Me lojtarë vendor, trajnerë, donator dhe me një mbështetje tepër të fuqishme të të gjithë fshatit Dobrajë. Pra të gjithë ishin të bërthamës së ekipit. Edhe mos të ndodhte kjo që ndodhi, pra që Arbëria hyri në Superligë për shkak të rrethanave,ekipi kishte plane për të mos u dorëzuar kurrë deri te realizimi i synimeve. Kishim në plan që të shkojmë në përgatitje 10 ditore, pra që të përgatitet fuqishëm dhe mos të ketë frikë për të hyrë në Superligë. Gjatë kësaj kohe kam punuar me përkushtim me trajnerin Izjah Gashin. Pra, punuam për mrekulli dhe çdo gjë ka shkuar si duhet të shkoj. Ky zinxhir edhe i solli rezultatet e prekshme.

Në rrethanat e reja a ka ndonjë lëvizje nga ju?
Nuhi Bahtiri: Unë besojë se misionin tim e kam kryer siç është më së miri. Me një fjalë e kam dhënë provimin. Tash ekipit i duhen përforcime serioze, sepse ballafaqohet me ekipe që kanë shkelë edhe në gara evropiane. Nuk përjashtoj edhe angazhimin tim pas këtij suksesi që të jem edhe trajner i ekipit të U 19. Pra, krejt kjo është me marrëveshje të ekipit. Kudo që do të jem, prapë unë jam Nuhi Bahtiri.

/Ismail REXHEPI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin…