Transferimi i Coutinhos në Bayern, punë e kryer

16 gusht 2019 | 20:35

Philippe Coutinho është gati t’i bashkohet në huazim Bayern Munich, sipas raportimeve të medieve të huaja.

Braziliani i cili ka ‘luftuar’ për një vend te Barcelona, ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenel dhe Tottenham derisa afati kalimtar në Angli po i afrohej fundit, por asgjë nuk u materializua.Ish ylli i Liverpoolit, do të transferohet në Bundesligë, te skuadra e Bayern Munich.

Raportohet se marrëveshja tashmë është arritur, dhe se për finalizimin e këtij transferimi, kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje jo të rëndësishme.

Lojtari edhe pse është ftuar për ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Athletico Bilbao, në momentet e fundit është fshirë nga lista, dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde.Largimi i Coutinhos do t’i hapte rrugë rikthimit të Philippe Neymar te Barcelona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një vetaksidenti në…