Transferimi i yjeve Salah, De Bruyne dhe Ramos, flet presidenti i Al-Ittihadit

23 nëntor 2023 | 11:49

Arabët dominuan merkaton verore, duke siguruar firma me emra të njohur falë shumave të çmendura që ofronin. Paratë nuk janë problem në ato anë, me sheikët që janë fiksuar pas futbollit.

Cristiano Ronaldo ishte ndër të parët që zgjodhi milionat arabe, duke firmosur me Al-Nassr, klub ku përfiton rreth 200 milionë euro. Aktivë ishin edhe tek kampionët në fuqi të Al-Ittihad.

Drejtuesit ofruan në skuadër emra si Karim Benzema, Ngolo Kante apo Fabinho.

Presidenti i Al-Ittihad, tentoi gjatë ditëve të fundit të merkatos dhe goditje si Momo Salah apo Kevin De Bruyne, por nuk ia doli.

“Unë qëndrova në heshtje… Por shpresoj të jem në gjendje së shpejti të përgjigjem për atë që ndodhi në javën e fundit të merkatos verore në lidhje me Salah, De Bruyne dhe Sergio Ramos”, u shpreh kreu i klubit saudit. Pjesë e kampionatit arab të futbollit janë bërë edhe emra si Neymar, Sadio Mane, Roberto Firminho dhe Riyad Mahrez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu…