Tre ‘mbretër’ në garë për një Kupë Bote

07 dhjetor 2022 | 16:39

Botërori i Katarit është shansi i fundit i Leo Messit për t’u bërë i “pavdekshëm”, për ta fituar trofeun e vetëm që i mungon në CV e tij mbresëlënëse, Kupën e Botës.

Messi po kalon një moment fantastik, ka bërë liderin tek Argjentina duke udhëhequr përfaqësuesen e tij deri në fazën e çerekfinales.

“Pleshti” ka realizuar tri gola dhe ka dhuruar një asistime, ka thyer disa rekorde, por as që ka ndër mend të ndalet këtu, në këtë kërcim të tij të fundit shpreson të festojë me të artën në duar. Messi nuk është i vetmi që e dëshiron këtë trofe. Në garë me kohë të plotë janë shumë yje të tjerë, por për momentin rivalët e tij më të mëdhenj janë dy miqtë e tij te PSG-ja, Neymar dhe Mbappe. Neymari kaloi makthet e lëndimit dhe u rikthye në kohë rekord duke u rikthyer me gol.

Neymari ka pas një superekip, Brazili i tij shihet favoriti kryesor për ta fituar këtë Botëror. Fatet e Messit dhe Neymarit mund të kryqëzohen në gjysmëfinale. Nga krahu tjetër, Kylian Mbappe ka diçka më shumë se dy miqtë e tij.

Në katër ndeshje Mbappe është pa diskutim lojtari më i mirë i këtij Botërori, të paktën deri më tani, teksa ka shënuar pesë gola dhe dhuruar dy asistime. Mbappe ka, gjithashtu, një superskuadër në dispozicion. Mbappe mund të përballet me Messin ose Neymarin vetëm në finalen e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burbuqe Hana edhe zyrtarisht ka marrë udhëheqjen e Telekomit të…