Tre personat e plagosur në Pejë dërgohen në QKUK

22 maj 2024 | 23:18

Tre personat e plagosur në Pejë si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës pasi paraprakisht ishin duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha për Nacionalen se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak çaste më parë Paparaci transmetoi raportimet e Sinjalit rreth…