Tre të vdekur dhe 121 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

23 shtator 2020 | 17:57

Tre persona kanë vdekur dhe 121 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe kohore, kanë humbur betejën me Covid-19 një 70-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 57 të prekur janë shënuar në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania kineze e teknologjisë, “Huawei” tha se zinxhiri i saj…