Treni godet një veturë në Klinë, vdes një person

06 korrik 2023 | 15:00

Të enjten rreth orës 12:45, treni ka goditur një veturë në fshatin Videjë të Klinës, ku si pasojë, një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar që si pasojë e aksidentit një person (vozitësi i veturës) është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Meha nuk do të tërhiqet nga futbolli dhe në…