Meha vazhdon me Hessen Kassel, do të jetë edhe trajner

06 korrik 2023 | 14:57

Alban Meha nuk do të tërhiqet nga futbolli dhe në moshën 37 vjeçare ka rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare luan aktualisht në ligën e katërt gjermane me skuadrën e Hessen Kassel.

Ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës duke e konsideruar Mehën si një nga më të rëndësishmit në skuadër për shkak të eksperiencës që ai ka por edhe për vizionin dhe formën që po kalon pavarësisht se është në moshë 37-vjeçare.

Ndërkohë, Meha do të ushtrojë edhe rolin e ndihmës trajnerit te skuadra U17.

“Jam shumë i lumtur që mund të luaj edhe një vit në Hessen Kassel dhe gjithashtu të fitoj përvojë si trajner në të ardhmen. Dua që njohuritë e mia për situata të ndryshme të lojës t’ua përcjell lojtarëve tanë të rinj dhe t’i ndihmoj ata të bëjnë hapin e ardhshëm në karrierën e tyre”, u shpreh Meha pas rinovimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Periudha e negociatave në afatin kalimtar të NBA filloi më…