Trepça ‘89 fiton një pikë në Gjilan, Drenica fitoi bindshëm ndaj KEK-ut

30 mars 2019 | 17:17

Sot janë zhvilluar dy ndeshje të radhës në kuadër të javës së 24-t në IPKO Superligë. Gjilani ka barazuar para tifozëve të vet në duel me Trepçën ’89, me shifrat 1:1.

Gjilanasit shënuan qysh në minutën e 2-të, kur Wilber Perez shënoi me kokë pas harkimit të Endrien Maganit. Me epërsinë e një goli vendasit shkuan në pushim, por me të filluar pjesa e dytë, pikërisht në minutën e dytë të saj mitrovicasit arritën t’i barazojnë shifrat me golin e shënuar nga Hasan Hyseni, i cili përfitoi nga rrëmuja e krijuar para portës së vendasve dhe pa vështirësi e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur njëherësh rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Drenica shënoi fitore me rezultat bindës në duel me KEK-un, 5:1. Golat për skuadrën mysafire i shënuan Qemail Elshani, Kreshnik Uka, Osman Mëziu, Atdhe Grajqevci e Nicholas Andres, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Isa EminHaziri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e ambasadorëve të vendeve mike dhe partnere në Kosovë,…