Trepça kalon në gjysmëfinale të “Final 8”

13 shkurt 2024 | 22:09

Klubi i Basketbollit Trepça, ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beqiragiq, me lehtësi e ka mposhtur Istogun me rezultat 84:51.

Tek “xehëtarët” më i dalluari ishte Kevin Bracy-Davis, me 13 pikë.

Derisa tek istogasit, më efikasi ishte Daquan Brooks me 15 pikë.

Në gjysmëfinale, Trepça do ta presë fituesin nga ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

“Final 8” i Kupës së Kosovës këtë vit po zhvillohet në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bllokuar në parlament, por tani plani i qeverisë daneze…