Trepça’89 mposht Dritën, Dukagjini fiton ndaj Prishtinës

12 shkurt 2023 | 15:14

Me dy ndeshjet e ditës së sotme ka përfunduar java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça’89 ka arritur të shënojë fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Dritën me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 12-të nëpërmjet Armend Gashit.

Me këtë fitore, Trepça’89 ikën nga zona e rrezikshme dhe gjendet në vendin e shtatë me 22 pikë gjithsej, kurse Drita e dyta me 38 pikë, tri më pak se Ballkani që prin

Me rezultatin 1:0 është mbyllur edhe takimi tjetër mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Klinasit kanë arritur një fitore tejet të rëndësishme përball prishtinasve, por goli i shënuar ka nxitur polemika të mëdha.

Gjyqtari Mentor Ajeti e ka ndalur lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e ka bërë këtë, vendasit kanë kaluar në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli.

Pas konsultimit me VAR-in, Ajeti e ka pranuar golin, edhe pse e kishte ndalur lojën paraprakisht.

Kjo ka ngjallë tensione në taborin e mysafirëve, të cilët nuk janë pajtuar me këtë vendim.

Më pas deri në fund, ndeshja nuk prodhuar gola dhe Dukagjini arkëtoi tri pikët.

Kjo fitore e ngrit Dukagjinin në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë në tabelë, kurse Prishtina gjendet e katërta me dy pikë më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Southampton ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Nathan…