Tri klube në garë për Hulkun

22 janar 2021 | 17:37

Një betejë e fortë në merkato po zhvillohet për t’i siguruar shërbimet e brazilianit Hulk.

Sulmuesi tashmë është lojtar i lirë pas mbylljes së kontratës me Shanghai Sipg, dhe prej kohësh përflitej për një rikthim në vendlindje, por ofertat e rëndësishme mund t’ia ndryshojnë planet.

Dy ish-ekipet e tij në Evropë, Porto dhe Zeniti, i kanë paraqitur oferta konkrete, teksa Al Hilal në Arabinë Saudite po bisedon me agjentin e 34-vjeçarit. Me oferta të tilla vështirë që Hulku të pranojë të luajë me Flamengon, Palmeiras apo Atletico Mineiron në Brazil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, planifikon që t'ia…