Tri raste të falsifikimit të parasë, policia nis hetimet

13 janar 2024 | 09:06

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë. Në të tri rastet paratë false janë deponuar në bankë teksa policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar mjetet e dyshuara të falsifikuara.

Menaxheri i një banke në Prishtinë ka njoftuar Policinë se nga 12 dhjetori deri më 12 janar ka dorëzuar 3 mijë e 676 euro bankënota dhe monedha metalike që dyshtohet të jenë të falsifikuara. Sipas tij, ato janë deponuar nga disa kompani vendore dhe një person i panjohur.

“Prishtinë, 12.12.2023-22.12.2023. Me 12.01.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar për menaxhimin e parasë në bankë ka dorëzuar 3676€ bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë te falsifikuara. Sipas ankuesit dyshohet se te njëjtat janë deponuar në bankë nga disa kompani vendore dhe një person i panjohur. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin policor.

Një arkëtare e një banke në Fushë Kosovë ka raportuar se në vendin ku punon gjatë periudhës 13 nëntor deri më 10 janar janë deponuar gjithsej 532 monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara dhe janë sekuestruar.

“Rr.Nëna Terezë-Fushë Kosovë 13.11.2023-10.01.2024. Me 12.01.2024 ankuesja femër kosovare arkëtare në bankë, ka deklaruar se janë deponuar gjithsejtë 532 monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Rasti i tretë është raportuar në Gjilan, ku një ankuese ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar 700 euro, ku prej tyre dyshohet se 400 janë të falsifikuara.

“Rr. Esat Berisha, Gjilan 12.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se i…