Triumfojnë Lakersat, Bostoni dhe Chicago
Fitorja e tetë radhazi për Lakersat, që fituan me rezultat 113-109 ndaj New York pas kohës shtesë, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim. Donqiq me 32 pikë e James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.
Fitore të lehtë korri skuadra e Boston, që mban vendin e dytë në Lindje. Ekipi i Celtics fitoi me rezultat 123-105 ndaj Philadelphias. Jayson Tatum me 35 pikë ishte lider për Bostonin. Jashtë fushe fiton Houstoni, që mundi me rezultat 109-97 New Orleans, ndeshje ku tre lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 20 pikë.
Në sekondat e fundit fiton edhe Chicago, që mundi me shifrat 125-123 Orlandon, ndeshje ku spikati Coby White, autor i 44 pikëve. Skuadra e Atlanta, falë 50 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit, mundi me rezultat 124-119 Indiana, ndërsa Golden State triumfoi me rezultat 121-119 ndaj Brooklynit, ndeshje ku u dallua Stephen Curry me 40 pikë.
Rezultatet
Orlando – Chicago 123-125
Atlanta – Indiana 124-118
Boston – Philadelphia 123-105
Brooklyn – Golden State 119-121
New Orleans – Houston 97-109
Lakers – New York 113-109



