TRUE STORY (hisori e vërtetë)

16 nëntor 2020 | 20:38

XHEVAT KRAJA MARKASHI

Ngjarja: Çdo të Hënë, pas ndrimit të dytë në 1500 mbledhja e “Team Leaders” shefat të ndrimit!

Vendi: Statcioni 4 (statcioni Jugor) Lakrishtës, Prishtinë

Koha: Dhjetor 1999

Pas përfundimit të Mbledhjes së “Team Leaders” ku mirrte pjesë aty edhe “Team Leader” e Statcionit të Graçanicës, pasi në atë kohë statcioni e Graçanicës ishte në nën-statcionin e statcionit 4 jugorë të Prishtinës.

Pasi përfundoi Mbledhja dhe orari I punës së ndrrimit e dytë, Polici Amerikan (me origjinë Shqiptare) e pytë Policin Anglez të Stacionit të Graçanicës a je me makinë, sepse Prishtinën e kaploj bora atë ditë dhe kerkoj ta qojë deri në banesë në Lagjen Ulpiana.

Polici Anglez: Po të qoj unë!

Polici Amerikan: a je vet?

Polici Anglez: jo është edhe përkthysja duke pritur në makinë, nuk e ka ndier veten të sigurtë me hy brenda këtu sepse është serbe.

Polici Amerikan: aha ani

Duke hyrë në makinë, Polici Amerikan ulet mbrapa, se para ishte e ulur perkthysja serbe e statcionit të Graçanicës.

Përkthysja Serbe: Pershendetje unë jam Milena.

Polici Amerikan: Pershendetje Unë jam Xhoi.

Polici Anglez (shoferi): ok, në Ulpiana, ku banon?

Polici Amerikan: në Lagjen D3 afër rrethit.

Perkthysja Serbe: a banon në Ulpian aa?

Polici Amerikan: Po!

Përkthysja serbe: ahh edhe unë kamë banuar në Ulpianë, por tani pas luftës na nxorrën shqiptarët e UÇK-ja prej banesës.

Gati që nuk qante, vazhdonte duke treguar se çfarë terrori ka përjetuar prej shqiptarve pas luftës.

Polici Amerikan: Po me siguri edhe banesa juaj ishte e shqiptarit para vitit 1989!

Por dëgjo këtu ti, ne dhe krejt bota e dijmë kush kë e ka terrorizuar këtu, e kënd kush e ka nxjerrë prej banesave, e prandaj jemi ne këtu tani!!

Perkthysja serbe mbeti pa tekst nga sikleti dhe vazhduam rrugën për 10 minuta pa fol më.

KONKLUZIONI: për 10 minuta rrugë përkthyesja serbe u perpoq ta viktamizojë vetin dhe njëllosë shqiptarët me propagandë.

Pytje: Zoti e dinë, se sa ka mund ta bindë Policin Anglez, që është tanë ditën me të e për ditë.

Që me mua vetëm për 10 minuta që ka pasur takim u perpoq të më bind se kush është viktima e kush ishte krimineli në Kosovë?!

XHEVAT KRAJA MARKASHI
Ish- Komandanti i Stacionit nr 4 të Lakrishtës në Prishtinë, prej Korrik 1999 deri në Shtator 2000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.11.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…