Trump paralajmëron taksa doganore për veturat nga BE

21 janar 2020 | 21:58

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë sot se po konsideron seriozisht vendosjen e taksave doganore për importet e makinave evropiane, nëse SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk arrijnë një marrëveshje tregtare.

Pas takimit me liderin pakistanez në Samitin ekonomik të Davos, ai ka thënë se pritet ende një marrëveshje me Evropën, raporton AP.

Trump gjithashtu u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Davos, dhe tha që ajo kishte një bisedë të mirë, por nuk zbuloi nëse ata kishin diskutuar edhe vendosjen e taksave për makinat nga Evropa.

“Evropa e di se duhet të bëjë diçka dhe nëse është e drejtë ne nuk do të kemi asnjë problem”, ka deklaruar Trump. Më vonë, në një intervistë për Wall Street Journal, Trump përsëriti se ai ishte serioz në lidhje me vendosjen e taksave nëse nuk arrihet marrëveshje me BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar i së Drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se…