Trumpi anulon vizitën në Danimarkë, shkak Grenlanda

21 gusht 2019 | 11:43

Donald Trump ka anuluar takimin e tij të ardhshëm me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen pasi vendi nuk pranoi të fliste për shitjen e Grenlandës.

Presidenti është shprehur i zëshëm për interesin e tij për të blerë Greenland, e cila është në pronësi të Danimarkës, por vendi ka hedhur poshtë përpjekjet e tij të kërkimit të zbulimit duke thënë se territori nuk është në shitje.

Trump ka vendosur të shtyjë takimin e tij, të planifikuar të zhvillohej brenda dy javësh. “Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeminstres, Mette Frederiksen se ajo nuk ka interes për të diskutuar blerjen e Grenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër”, ka shkruar Trump në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në dyvjetorin e vdekjes se…