Ja çfarë thanë Trumpi e Putini pas përfundimit të takimit

16 korrik 2018 | 18:07

Ka përfunduar takimi në mes të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump dhe homologut të tij nga Rusia, Vladimir Putin, i cili është mbajtur në Helsinki të Finlandës.

Pas përfundimit të këtij takimi të dy presidentët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se diplomacia është vendimtare dhe se “dialogu produktiv’ është një gjë e mirë për Amerikën, Rusinë dhe botën në përgjithësi.

Ndërsa, presidenti i Rusisë, Valadimir Putin, ka thënë se me homologun e tij amerikan kanë marrë “hapin e parë të rëndësishëm”, atë të përmirësimit të marrëdhëniet ShBA-Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur…