Trupi i viktimës s’është larguar ende nga vendngjarja në Istog

27 dhjetor 2018 | 19:40

Personi i dyshuar i cili u fut në bankë për të grabitur, pas përplasjes me armë është qëlluar për vdekje.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth tre orë nga ngjarja, viktimat ende qëndron i shtrirë në tokë.
Prokurorja e Sadie Gashi ka thënë se duhet pritur ekipa për ekspertizat të cilat duhet të vijnë nga Prishtina për obduksion. “Këtu është dashur të thirret krim teknik e cila është duke i bërë të gjitha ekspertizat. Po presim që nga Prishtina të vinë edhe ekipa për obduksion”, ka thënë prokurorja Gashi

Po ashtu, grabitësi nga Istogu qëlloi me armë policin, Izet Demaj, i cili mbeti i vdekur pas plagëve të marra. Demaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës pas palgëve të shumta që kishte marrë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me hajnin./ insajderi.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës kanë rënë përsëri sot për shkak të…