Tubim madhështor në Bavari, Elmi Reçica: PDK rikthehet në Gjermani!

20 mars 2022 | 20:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën, Elmi Reçica, pas tubimit madhështor në Rosenheim, ka cekur se “shënon fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani, me struktura dhe nënstruktura, brenda të cilave do të jenë të angazhuar shumë veprimtarë”.

Mërgimtarëve në këtë tubim madhështor, iu kanë drejtuar Elmi Reçica, nënkryetarja Vlora Çitaku, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Donjet Bislimi dhe Kurtan Kajtazi.

Po ashtu, me një fjalë përshëndetëse, mërgimtarëve iu drejtua edhe deputeti i të Gjelbërve në Bavari, Deli Balidemaj.

“PDK-ja do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, i rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit”, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës rikthehet në Gjermani!

Sot, nën përkujdesjen e Departamentit për Diasporë dhe me një punë të palodhshme të aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Rosenheim të Bavarisë është mbajtur tubimi madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili shënon fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani, me struktura dhe nënstruktura, brenda të cilave do të jenë të angazhuar shumë veprimtarë.

Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në Diasporë. PDK-ja do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, i rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit.
Sot e filluam me Bavarinë dhe do ta përfundojmë me Berlinin.
Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtu janë zhvillimet më të fundit rreth konfliktit Rusi-Ukrainë: Shtëpia…