Tuchel: Na duhet mbështetja e tifozëve për të mposhtur Arsenal

16 prill 2024 | 15:55

Ndeshja e nesërme  kundër Arsenalit mund të jetë e fundit në Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen për Thomas Tuchel, i cili javë më parë njoftoi se do të largohej nga klubi bavarez.

Bayerni ka një favor në ndeshjen e kthimit pasi sfida e parë përfundoi 2-2 në fushën e Arsenalit.

“Ne duhet të japim gjithçka. Ne kemi nevojë për pasion dhe të njëjtën disiplinë taktike si në ndeshjen e parë. Ne vërtetë duam ta fitojmë këtë ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo tifoz të vijë të na mbështesë dhe të na inkurajojë. Kemi nevojë për tifozët për të mposhtur Arsenalin. Ne kemi një avantazh të vogël nëse marrin parasysh përvojën tonë në këtë kompeticion, Por për ta vënë në punë këtë përvojë, duhet të luajmë mirë”, është shprehur ndër të tjera Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka kërkuar edhe zyrtarisht bashkëpunim për gjetjen…