Tucheli do të largohet nga PSG-ja, vjen Allegri

20 mars 2020 | 21:11

Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me trajnerin italian, Masimiliano Allegri për ta sjellë në Paris sezonin e ardhshëm.

Trajneri aktual Tomas Tuchel është gjithnjë e më larg PSG-së, pavarësisht se Kampionatin francez e ka në dorë tashmë dhe pavarësisht kualifikimit në çerekfinale të Champions League.

Braziliani Leonardo i mori frerët e PSG-së përsëri verën e kaluar, kur dhe nuk rrezikoi të ndryshonte trajner menjëherë, ama tani ka ardhur koha të ketë në ekip një trajner të zgjedhur nga vetë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers kanë marrë një lajm të mirë nga…