Tucheli: Ende nuk jemi kualifikuar, mos e harroni eliminimin nga Barça

04 mars 2019 | 18:02

PSG-ja dhe Manchester United do të përballen mes tyre të mërkurën në mbrëmje në “Parc des Princes” për një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi francez është shumë më i avantazhuar, pasi ka fituar ndeshjen e parë në Angli më rezultatin 2-0.

Megjithatë, Thomas Tuchel nuk i zë besë ekipit të Solskjaer, pavarësisht se këta të fundit kanë shumë mungesa dhe u duhet të rikthejnë rezultatin. Në marsin e vitit 2017, PSG-ja ishte pothuajse i kualifikuar. Kishte mposhtur Barcelonën në shtëpi 4-0, por në Katalunjë ndodhi e pabesueshmja. Messi me shokë nuk u dorëzuan asnjë moment, fituan 6-1 dhe avancuan më tej, me PSG që u rikthye në Francë totalisht e shkatërruar dhe turpëruar. Trajneri kërkon përqendrim dhe aspak frikë për ndeshjen kundër “Djajve të Kuq”, rikujton eliminimin e dhimbshëm dhe nuk i kursen elozhet për Kilian Mbappe, i cili shënoi në kampionat një dygolësh përballë Ceanit dhe po kalon një formë të mrekullueshme.

“Fitorja i bën mirë ambientit dhe moralit të skuadrës. Kundër Manchester United është tepër e nevojshme që të luajmë pa frikë, por në të njëjtën kohë nuk duhet të luajmë më siguri të madhe. Duhet të gjejmë një rrugë të mesme. Mos të harrojmë ndeshjen kundër Barcelonës dy vite më parë. Kishim fituar në shtëpi 4-0, por u mposhtëm në Spanjë me rezultatin 6-1”, ka thënë Tuchel.

“Kilian është një sulmues i vërtetë. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe duhet të jetë finalizuesi ynë. Ka gjithmonë urinë dhe sigurinë e golit. Fitorja kundër Ceanit është mënyra më e mirë për të përgatitur duelin e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Tuchel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City duket se është përballë një situate shumë të…