Tucheli: Nuk mund t’i detyroj lojtarët të vaksinohen

22 dhjetor 2021 | 15:14

Mes lëndimeve dhe rasteve pozitive të koronavirusit, Chelsea po përgatitet të përballet me Brentford në Kupën e Ligës pa shumë lojtarë dhe Thomas Tuchel do të duhet të mbështetet në talentet e Akademisë.

Trajneri gjerman foli për situatën e vështirë në konferencën për shtyp, ku tha se nuk mund t’i detyrojë lojtarët që të vaksinohen.

“Nuk dua të përfshihem dhe të drejtoj gishtin tek lojtarët e pavaksinuar. Është një zgjedhje e lirë. Unë mund të kem një mendim, por edhe një lojtar mund të ketë një opinion”, ka thënë Tuchel.

“Ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të vaksinohen dhe unë nuk do të ndryshoj mendim për këtë. Jam i vaksinuar, thjesht e kam marrë vetë këtë vendim. Por nuk jam eksperti i kësaj çështjeje”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave në Qeverinë e Serbisë, Sinisha Mali, ka…