Tym e zjarr në kodrat e Ksamilit, pamje nga flakët në fshatin turistik

30 korrik 2021 | 23:30

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së premtes fshatin turistik të Ksamilit në Sarandë.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihet që flakët janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme në një kodër të fshatit.

Flakët e tymi duken deri në Korfuz dhe pamje nga foto të shkrepura përtej detit kanë publikuar edhe mediat greke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka marrë dozën…