Tyran Kosova, kryetar i ri i KB Bashkimit

15 qershor 2022 | 19:55

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni të martën e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin delegatët për Kryetar të ri e zgjodhën Dr. Tyran Kosovën, ish-basketbollist i klubit prizrenas, i propozuar nga delegatët e pranishëm.

Tyran Kosova u votua me aklamacion nga delegatët e pranishëm, pasi që nuk pati kundërkandidat.

E pranishme në Kuvendin Zgjedhor ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila në fillim të Kuvendit i përshëndeti të pranishmit dhe iu dëshiroi suksese në punimet e Kuvendit, gjithnjë duke i respektuar aktet normative të klubit.

Federata e Basketbollit e Kosovës i dëshiron shumë suksese Kryetarit të ri të KB Bashkimi dhe kryesisë, ndërkohë e falënderon kryesinë e deridjeshme për punën dhe bashkëpunimin e pashoq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë…