U.d. kryetari i OVLUÇK-së: Specialja, gjykatë politike

02 shkurt 2023 | 15:40

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë vendosi të enjten që të ulë dënimet për tre muaj, për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Dënimet e njësuara, sipas Apelit, do të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burgim dhe paneli i Apelit tha se koha e qëndruar në paraburgim do t’iu llogaritet në dënim.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, pas këtij vendimi ka theksuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike. “Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka nënshkruar një dekret për shpërndarjen…