U kap duke përdorur celularin në makinë, policia i vendos gjobë aktores së famshme

01 shtator 2021 | 11:22

Aktorja e famshme amerikane, Vanessa Hudgens, është fotografuar së fundmi duke fotografuar mesazhe në celular, teksa ecte me makinën e saj në Los Angeles.

Mediat e huaja i kanë publikuar menjëherë fotot në fjalë, ku ylli i Hollywood-iy shihet duke qeshur teksa flet me një polic dhe i jep atij patentën.

Sipas mediave të huaja, aktorja sapo kishte dalë nga palestra në momentin kur u kap duke përdorur celularin. Në Kaliforni nuk lejohet që të përdoret celulari apo ndonjë pajisje e ngjashme elektronike teksa je në makinë dhe për këtë arsye aktorja ka marrë një gjobë.

Sipas ligjit në Kaliforni celulari mund të përdoret vetëm pa e prekur me duar, për shembull duke përdorur spikerin e telefonit që të vazhdosh komunikimin.

U kap duke përdorur celularin në makinë, policia i vendosU kap duke përdorur celularin në makinë, policia i vendosU kap duke përdorur celularin në makinë, policia i vendosU kap duke përdorur celularin në makinë, policia i vendos

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka rrëfyer…