U mbajt trajnimi i parë online për sistemin VAR

09 mars 2021 | 13:50

Ekipi i projektit VAR në Federatën e Futbollit të Kosovës është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij.

Puna në këtë projekt ka nisur në fillim të muajit janar nën mbikëqyrjen e përgjegjësit Albert Bunjaku, derisa tashmë është duke u punuar në tri fusha: në çështje administrative, në çështje edukative-teknike dhe në çështje të infrastrukturës.

“Është mbajtur trajnimi i parë online me gjyqtarët e Superligës dhe operatorët e sistemit VAR. Në këtë trajnim ka ligjëruar instruktori i FIFA-s për VAR, Valentin Ivanov. Pas këtij trajnimi do të fillojë edhe pjesa praktike, e cila do të mbahet në Tiranë, në bashkëpunim me FSHF-në. Faza e edukimit do të jetë e kombinuar me trajnime online dhe ato fizike dhe ky proces do të zgjasë 6 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…