U rikthyen në krahët e njëri-tjetrit pas 20 vitesh të ndarë!

21 shtator 2021 | 14:44

Pas 20 vitesh të ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, iu rikthyen dashurisë së vjetër. Menjëherë pas ndarjes nga ish-partneri, Alex Rodriguez, këngëtarja e famshme u përfol për një romancë me aktorin e Hollywood-it.

Fillimisht qëndruan në heshtje, por me rastin e ditëlindjes së JLo gjërat u konfirmuan. Më pas ata u shfaqen në publik së bashku, duke treguar se sa të dashuruar janë.

Së fundmi, Ben Affleck ka folur publikisht për herë të parë për të dashurën e tij, Jennifer Lopez, që nga rikthimi në krahët e njëri-tjetrit. Aktori i famshëm ka vendosur që të mos japë detaje mbi romancën e tyre, por mbi fuqinë që 52-vjeçarja  ka si artiste për të frymëzuar të tjerët.

“Unë jam i mahnitur nga efekti i Jennifer në botë. Si artist, unë mund të bëj filma që tundin njerëzit. Ama Jennifer ka frymëzuar një grup të tërë njerëzish që të ndiejnë se kanë një karrige në këtë’ tryezë’. Ky është një efekt që pak njerëz kanë pasur gjatë historisë, një që unë nuk do ta njoh kurrë dhe një që mund të qëndroj pranë dhe ta admiroj me respekt”, tha Ben.

Madje aktori i famshëm nuk i la pas edhe lëvdatat për pamjen e jashtme të të dashurës së re.

U rikthyen në krahët e njëri-tjetrit pas 20 vitesh tëU rikthyen në krahët e njëri-tjetrit pas 20 vitesh tëU rikthyen në krahët e njëri-tjetrit pas 20 vitesh të

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten e kaluar, që përkon me 25-vjetorin e ditës…