U rrahën me shufra të metalta, kërkuan shërbim mjekësor

27 nëntor 2020 | 08:41

Tre persona janë rrahur dje me shufra metalike në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtët kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Rr- Zenel Salihu Prishtinë 26.11.2020 10:45. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur edhe deri te sulmi fizik në mes të tre të dyshuarve  meshkuj  kosovarë të cilët gjatë rrahjes kanë përdorë edhe shufra të metalta. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore  dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor . Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raport./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë 24 orëve të…