U rrahën për pronë që pritet të trashëgohet, arrestohen 7 persona

30 qershor 2022 | 10:58

Shtatë persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet, janë rrahur mes vete.

Sipas raportit të policisë, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar  dërgohen mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Bravo i nderuar miku im Artan Grubi! Kështu…