U shkarkua nga qeveria, Ejupi kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë: Shkoni në zyrën time dhe merrni provat e falsifikimeve (dokument)

25 gusht 2023 | 17:11

Bujar Ejupi, ish-drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, i shkarkuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës, po dyshon se vendimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit Albin Kurti është sulm ndaj sinjalizimeve të tij dhe një tentativë për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit në AAC.

Për këtë, ai i ka kërkuar të premten, nga dhoma e spitalit ku i është nënshtruar një ndërhyjre kirurgjike, Prokurorisë Speciale që të shkojë në zyrën e tij dhe t’i mbrojë si dëshmi kopjet e falsifikimeve të licencave dhe e-mail’at zyrtarë, që i ka poseduar vetë ai si shef i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

“Vendimi për shkarkimin tim (s’jam njoftuar ende zyrtarisht), i papritur dhe pa asnjë paralajmërim nga Qeveria, është padyshim një sulm ndaj sinjalizimit tim dhe një tentativë për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit. Është e qartë që unë shkarkohem ndërsa jam në spital për të penguar qasjen time në dokumente dhe dëshmi, për të fshehur provat (shkresat zyrtare, emaail-at, dokumentacionin, etj.)”, shkruan Eujpi në letrën e tij për “trajtim urgjent”, të adresuar tek u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isuaj, e disa Prokurorë tjerë specialë.

No description available.

Kjo letër i ka shkuar dhe kryeministrit Albin Kurtit, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, e Ministrave Liburn Aliu e Hekuran Murati. Sikurse edhe Yll Buleshkajt të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

“Unë kërkoj nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria që të gjitha dokumentet në zyrën time dhe email-at zyrtare (ku janë edhe kopjet e falsifikuara të licencave që i kam bërë të pavlefshme, si dëshmi për falsifikim) të mbrohen nga policia dhe të parandalohet dëmtimi dhe manipulimi i provave”.

Nga letra e tij, që mbanë datën e 25 gushtit 2023, kuptohet se Ejupi po ndjehet edhe i kërcënuar dhe rrezikuar nga ata që ai i quan “njerëz të fuqishëm”. Për këtë ai ka kërkuar ndihmë e mbrojtje policore ndaj tij dhe familjes.

“Po ashtu, kërkoj ndihmë edhe mbrojtje policore për mua dhe familjen time, pasi kjo tregon se në korrupsion janë përfshirë njerëz të fuqishëm edhe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë të shmangur dëshmi time për korrupsion, pra mund të rrezikojnë jetën time edhe të familjes time”, ka shkruar ai.

No description available.

Në fillim të letrës së tij, Ejupi i sqaron Prokurorisë së Shtetit dhe shefit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, se si vetë ai si sinjalizues i keqpërdorimeve në fushën e aviacionit civil dhe partneritetit publik-privat ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale dhe ka dhënë dëshmi në lidhje me keqpërdorimet e ndryshme në AAC dhe PPP.

Aty ai thotë se ka deponuar edhe dëshmi në prokurori për falsifikimin e licencave të kontrolleve ajrore, përfshirë disa të familjarëve të ministrit, por pa e specifikuar se për cilin Ministër bëhet fjalë.

No description available.

“Dëshiroj t’ju rikujtojë se në shkurt të vitit 2023 kemi pasur një incident serioz ajror, i cili është nën hetim. Ky incident ka ndodhur për shkak të gabimeve njerëzore që kanë lidhje me licencat, për të cilat unë kam raportuar. Kam raportuar në polici e prokurori edhe për raste të tjera, përfshirë keqpërdorime, pastrim parash dhe mashtrim të udhëtarëve nga kompanitë ajrore”.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georginio Wijnaldum është futbollisti i radhës që ka tërhequr interesim…