U shkarkua nga Shqipëria, por Roma i beson Panuccit projektin e rëndësishëm

10 prill 2019 | 14:09

Christian Panucci tashmë ndodhet në Itali dhe po pret oferta për të vazhduar karrierën e tij. Mediet raportojnë për një interesim nga ekipe të Seria B, por duket se së fundmi është ish-ekipi i tij Roma i cili beson te aftësitë e tekniku.

Klubi nga kryeqyteti ka vendosur t’i besojë një projekt të rëndësishëm. Panucci pritet të jetë trajneri i ekipit U-23 të Romës, ekipit që do të regjistrohet në Seria C sezonin e ardhshëm, një taktikë që e ka ndjekur edhe Juventusi.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare do të ketë detyrë të furnizojë ekipin e parë me talente. Sipas medieve italiane mungon vetëm zyrtarizimi që Panucci të rikthehet në stol. Ai pritet të marrë me vete edhe Marko Kasetin, me të cilin bashkëpunoi edhe te Shqipëria.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e transparencës në punimet e grupit punues për plotësim…