U tha se Wanda Nara e tradhtoi me një futbollist, Mauro Icardi i habiti të gjithë me postimin e fundit (FOTO)

09 gusht 2022 | 15:29

Prej disa ditësh po komentohet një deklaratë e Wanda Nara-s, e cila pranonte se do i kërkonte divorcin Mauro Icardi-t. Madje mediat e huaja shkruanin se modelja argjentinase e ka tradhtuar futbollistin e famshëm me një tjetër lojtar.

Skandali u nis nga programi televiziv argjentinas ‘Los Angeles de la Mañana’, i cili publikoi përmbajtjen e një regjistrimi audio të Wanda Nara, në të cilën ajo informon një punëtore shtëpiake se ka dërguar kërkesë për divorc me Icardin.

Por duket se gjërat mes tyre nuk janë aspak kështu. Futbollisti i Paris Saint-Germain i ka habitur të gjithë me postimin e fundit në profilin e tij në “Instagram”.

Ai ka ndarë me ndjekësit tre foto të shkrepura në Ibiza, të cilat e shohin të përqafuar me gruan e tij. Me ta edhe dy vajzat, Franceska dhe Izabela.

“Me vajzat e mia”, ka shkruar Mauro Icardi bashkëngjitur me pozat që tregon se martesa me Wanda-n nuk është drejt fundit dhe se ata janë ende të dashuruar me njëri-tjetrin.

Madje, modelja, në profilin e saj në Instagram, publikon një foto të një puthjeje me të shoqin, duke i heshtur thashethemet nga ana e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester City për portugezin Bernardo…