U16-shat marrin pjesë në turneun e Dubait

18 janar 2019 | 14:23

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për grupmoshën deri 16-vjeç do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar në Dubai, i cili mbahet prej 8 deri më 15 shkurt.

Sipas drejtorit për marrëdhënie me jashtë dhe të ekipeve përfaqësuese, Artan Govori, ftesa për pjesëmarrje në këtë turne ka ardhur nga Federata e Emirateve të Bashkuara Arabe, derisa krahas Kosovës dhe kombëtares nikoqire në grup do të jetë edhe Belgjika dhe Republika e Çekisë.

“Të gjitha shpenzimet e akomodimit në Dubai do t’i mbulojë Federata e UAE-së, derisa FFK-ja do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit. Turne të tilla pa dyshim se janë të mirëseardhura dhe ndikojnë në zhvillimin e mëtejmë të ekipeve zinxhirore të kombëtareve, prandaj FFK-ja është e përkushtuar që në vazhdimësi t’iu mundësojë ekipeve përfaqësuese aktivitete edhe jashtë kalendarit të garave zyrtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia është përfshirë nga ditët më të nxehta në histori,…