U19-shat synojnë triumfin në IHF Trophy Intercontinental

10 prill 2019 | 12:44

Ndeshje të rëndësishme e presin edhe Përfaqësuesen U19 të Kosovës në hendboll në kuadër të garës prestigjioze IHF Trophy Intercontinental.

Duhet cekur se për U19-shat nuk ka kualifikim për në botëror, por triumfi në IHF Trophy Intercontinental do të ishte sukses jashtëzakonisht i jashtëzakonshëm. U19-shat e Kosovës janë në Grupin B së bashku me Kanadanë dhe Zelandën e Re.

Në Grupin A bëjnë pjesë Nigeria, Paraguai e Taipei Kinez. Kosova ndeshjen e parë e zhvillon të enjten ndaj Zelandës së Re nga ora 19:00, kurse në ndeshjen e dytë përballet me Kanadanë të premten nga ora 17:00.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare gjyqtari i futbollit në…