U21-shat humbin edhe ndeshjen e tretë

19 korrik 2019 | 21:15

Përkundër startit shumë të mirë, Kosova U21 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në Kampionatin Botëror të juniorëve.

Në Pontevedra të Spanjës, Kosova humbi nga Portugalia me rezultat 32:21. Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1. Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 16:10.

Në pjesën e parë nuk mungoi angazhimi, por na kushtuan gabime të shumta teknike e poashtu gjuajtje të pa selektuara. Por në shprehje erdhi edhe cilësia e portugezëve dhe përvoja e tyre në këtë nivel garash. Pjesa e dytë kishte ritëm më të ultë dhe fitorja e portugezëve nuk ishte në dyshim.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës luan në botëror. Ndeshje si kjo u shërbejnë djemve për të fituar përvojë, por poashtu për të parë se çka kërkohet për sukses në nivel të lartë.
Tani na presin edhe ndeshjet me Brazilin, të dielen, dhe me Bahrejnin, të hënën, me shpresë për paraqitje të mira dhe sukses. Por në botëror nuk ka ndeshje të lehtë dhe për këtë janë të vetëdijshëm djemtë tanë. Kosova U21 ka marrë biletën e fundit për botëror dhe secili sukses do të jetë historik.

Portugalia – Kosova 32:21

Kosova: Luzha 1, Gubetini, Dugolli 1, Abazi 1, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 2, Tahirukaj 3, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 2, Halili 1, Dalladaku

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi…