UEFA cakton gjyqtarët Lincoln Red Imps – Ballkani

15 gusht 2023 | 16:10

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjes së kthimit në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Ballkani e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Të enjten, dy skuadrat do të zbresin në fushë për ndeshjen e kthimit, teksa suharekasit synojnë të mos mposhten në udhëtim për të kaluar në “play-off” të Ligës së Konferencës.

UEFA tanimë i ka bërë delegimet e gjyqtarëve për sfidat kthyese të raundit të tretë.

Gjyqtari norvegjez, Kristoffer Hagenes do të jetë kryesore, derisa ndihmësit e tij janë Anders Olav Dale dhe Oystein Ytterland.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të…