UEFA heq kufizimet e tifozëve në stadiume, konfirmon 5 zëvendësimet për ndeshje

31 mars 2021 | 15:11

Sikurse njofton faqja zyrtare e FShF-së, presidenti Armand Duka nga grumbullimi i kombëtares në San Marino mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila vitin e fundit u zhvillua përmes video-konferencës.

Në të u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të futbollit evropian, ndikuar nga pandemia e Covid-19, si mund të ndihmohet futbolli drejt kthimit në normalitet. Të mërkurën u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin evropian, siç është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30 %, që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.

Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvendësimeve në një ndeshje. Pas konformimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s më 1 tetor 2020, se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-2022 për Kupën e Botës FIFA 2022.

Në këtë ndryshim përfshihet edhe “Euro 2020” (qershor-korrik 2021), finalet e “Nation League” në tetor 2021 dhe ndeshjet e “play off-it” të Ligës së Kombeve në mars 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…