UEFA inspekton stadiumin e Prishtinës

04 prill 2018 | 10:24

Zyrtarë të UEFA-s pritet që sot (e mërkurë) t’i inspektojnë punimet në stadiumin e Prishtinës, i cili ka filluar të rinovohet që nga viti 2016.

“Të mërkurën nga ora 15:30 zyrtarë të UEFA-s inspektojnë punimet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. Sipas paralajmërimeve të drejtuesve të sportit, ky stadium pritet të jetë gati në muajin qershor.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të…