UEFA: Ishte vit i Real Madridit

27 dhjetor 2017 | 10:49

Reali i Madridit do ta mbyllë vitin 2017 në krye të klasifikimit të UEFA-s që e ka përpiluar atë duke u bazuar në rezultatet e klubeve në pesë vjetët e fundit.

Reali i Madridit, fitues i tre edicioneve të Ligës së Kampionëve gjatë këtyre pesë vjetëve, është në krye dhe i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit e tij. Në vendin e dytë gjenden rivalët e përhershëm të Barcelonës, ndërsa në vendin e tretë është Bayern Munchen.

Klasifikimi vijon me një tjetër skuadër spanjolle, Atletico Madrid, që ka lënë pas italianët e Juventusit, Paris Saint Germain dhe Sevillan. Dhjetëshja e klubeve më të mirë për vitin 2017, sipas UEFA-s, mbyllet me Manchester Cityn, Borussia Dortmundin dhe Benfican. Por jo vetëm kaq, UEFA ka përpiluar edhe një klasifikim për skuadrat përfaqësuese, duke u bazuar te koeficientët. Kreun e renditjes e mban skuadra kampione e Botës në fuqi, Gjermania, e ndjekur nga Portugalia, kampione e Evropës në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.

Klasifikimi për kombëtaret vijon me Spanjën në vendin e katërt, Francën, Anglinë dhe Zvicrën. Dhjetëshen e kombëtareve më të mira të Evropës për 2017-n e mbyllin Italia, Polonia dhe surpriza Islandë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten më 29 dhjetor në Ferizaj pritet të mbahet…