UEFA: Liga 1 mund të rifillojë para 2 gushtit, me sistemin ‘play-off’-it
08 qershor 2020
| 12:38
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, i ka dhënë një mundësi interesante kampionatit francez.
Liga 1 vendosi ta anulonte sezonin qysh në muajin prill, por që atëherë ligat e tjera kanë vendosur të rifillojnë. UEFA ka paralajmëruar se Liga 1 mund të rifillojë me “play-off”, para 2 gushtit, përkundër faktit se kampionati është anuluar. Ky vendim vjen si pasojë e asaj se UEFA mendon që Liga 1 ka vendosur shumë herët për anulimin e sezonit.
Kujtojmë se PSG-ja është skuadra që është shpallur kampione e Francës. Reagimet ishin të shumta, kurse Lyoni akoma vazhdon ta kërkojë rifillimin e sezonit.



