UEFA vendos, katër zëvendësime në ndeshje

26 shkurt 2018 | 15:58

UEFA së shpejti do të miratojë zëvendësimin e katërt në të gjitha ndeshjet e organizuara prej saj.

Në takimet e fundit të Komitetit Ekzekutivit, UEFA ka miratuar kryerjen e testeve në fazat e fundit të Kampionatit të Femrave U-19 në vitin 2016 (në Gjermani) dhe 2017 (Gjeorgji), në Evropianin e Femrave 2016 (Sllovaki) dhe 2017 (Irlanda Veriore), si dhe në Kampionatin Evropian U-21, viti 2017 (Polonia) për meshkuj.

Pas studimit të kryer në këto turne, UEFA duket e vendosur për të futur zëvendësimin e katërt në mënyrë përfundimtare, siç diskutohet nga Ekzekutivi, i mbledhur të dielën pasdite, në Bratislavë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të…