Ujësjellësi ‘Prishtina’ paralajmëron shkyçje të ujit për borxhlinjtë

08 dhjetor 2022 | 09:33

Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se i janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë”.

“Bazuar në Vendimin e ARRU-së, Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në shkurt të…