Ujësjellësi “Prishtina”: Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm

05 korrik 2023 | 10:42

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm.

Kjo kompani ka kërkuar nga konsumatorët që ta shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm.

“Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije e higjienë, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë. Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”.

“Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese. Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulta të mos e keqpërdorin. Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ushtar britanik, i cili braktisi forcat e NATO-s në…