Uka: Ndaj Dritës duam fitore

27 shtator 2022 | 17:07

FC Prishtina të mërkurën më 28 shtator e zhvillon ndeshjen derbi ndaj Dritës, sfidë e mbetur e xhiros së tretë të Albi Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Interesimi i qytetarëve prishtinas dhe më gjerë është i jashtëzakonshëm për këtë duel derisa shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” pritet të jenë të mbushura.

Për ndeshjen ndaj Dritës, për faqen zyrtare të klubit tonë ka folur sulmuesi ynë, Kreshnik Uka.

?????̈???? ??̈? ???????? – Jemi të vetëdijshëm se e kemi përballë një skuadër shumë cilësore e që mendoj se është një ndër ekipet më të kompletuara në Superligë andaj këtij takimi duhet t’i qasemi me kujdes maksimal. Brenda grupit atmosfera është shumë e mirë ndërmjet futbollistëve në krye me trajnerin Ismet Munishi, i cili gjithmonë na qëndron afër për çdo gjë.

??????? ? ??̈ ????????? ??̈ “????? ??????” – Gjithmonë kur luan në shtëpi është tjetër ndjenjë. Është vetëm ndeshja e dytë që e zhvillojmë në “Fadil Vokrri” pasi kemi pasur orar të papërshtatshëm për ndeshjet si vendas dhe kemi qenë të penalizuar. Gjithsesi, Prishtina në çdo stadium që luan gjithmonë e ka objektiv fitoren dhe me ndihmën e “Plisave” di çdo herë shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit. Do Zoti që t’i gëzojmë me fitore tifozët tanë.

???????? – Edhe në këtë ndeshje premtoj maksimumin dhe kur jep gjithçka nga vetja atëherë edhe goli shpresoj se do të vijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi e ka quajtur gruan Wanda Nara si ‘toksike’…