Ukraina i jep fund një marrëveshjeje me Rusinë

23 maj 2022 | 07:58

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për t’i dhënë fund një marrëveshjeje të taksimit të dyfishtë me Rusinë e cila kishte qenë në fuqi që nga viti 1995.

Sipas marrëveshjes, banorët rusë që operonin në Ukrainë ishin të përjashtuar nga pagesa e taksave të Kievit dhe mund të tatoheshin vetëm nga vendi i tyre, ka raportuar “Interfax”.

Ministria e Financave e Ukrainës tha se tani “të gjitha të ardhurat e banorëve të Federatës Ruse të marra nga burime në Ukrainë do t’i nënshtrohen një norme të përgjithshme tatimore prej 15 % të përcaktuar nga Kodi Tatimor i Ukrainës”, në vend të normave preferenciale të përcaktuara nga marrëveshja e taksimit të dyfishtë.

Ministria tha, gjithashtu, se banorët ukrainas që operojnë në Rusi nuk do të jenë më në gjendje t’i paguajnë taksat e Moskës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Krasniqi Zotriu dhe zonja ecin të buzëqeshur Dy zogj…