Ukraina kandidon për organizimin e Kupës së Botës 2030

05 tetor 2022 | 17:31

Edhe pse Kupa e Botës 2030 është larg, që tani kanë filluar të dalin alternativat e para për vendet organizatore. “The Times” bën të ditur se në garë nuk do të jenë vetëm Portugalia dhe Spanja, por si shtet pritës po mendohet edhe Ukraina.

Lufta e fundit dhe sulmet ruse në tokën ukrainase ka bërë që futbolli më shumë se asnjëherë më parë të shpërndajë mesazhe paqeje dhe dashurie mes kombeve. Pikërisht për këtë arsye vendosja e këtij vendi si organizatore e një kompeticioni kaq madhor flet vetë.

Çka shton akoma më shumë mundësinë që diçka e tillë të ndodhë është fakti se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Evropë. Në të tilla kushte, bie automatikisht hipoteza e Arabisë Saudite, që ka shprehur prej kohësh dëshirën për të qenë pritëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës njofton se ka hapur tenderin për pjesën…